One Stop Shop Translations

Albanian

Mirë se vini në Njuham!

Zyra me shumë shërbime

Në partneritet me sektorin vullnetar dhe komunitar, kemi hapur zyra ku ofrohen rregullisht shumë shërbime në një vend. Në këto zyra, ku zhvillohen takime javore, do të keni mundësi të njiheni me shumë shërbime që do t’ju ndihmojnë të ndërtoni jetën në Njuham. Këto janë takime në të cilat mund të merrni pjesë pa rezervim paraprak. Nuk është nevoja të përgjigjeni patjetër ndaj thirrjeve. 

Në këto takime, ku mund të merrni pjesë fizikisht, do të ofrohen ndihmat e mëposhtme: 

  • Ndihmë me regjistrimin për mjekun e familjes
  • Pyetje-përgjigje për “Kreditin Universal”
  • Pyetje-përgjigje për kostot e strehimit dhe për përfitimet për fëmijët 
  • Mbështetje për pranimin e fëmijëve në shkollë
  • Mbështetje për të pastrehët 
  • Udhëzime për lejeqëndrimet biometrike (BRP)
  • Regjistrim në kurset e gjuhës angleze (ESOL) 
  • Ndihmë për punëkërkuesit 
  • Vlerësim i aftësisë për të përballuar qiranë e banesave në sektorin privat (PRS)
  • Mbështetje për qiramarrësit

Këto takime do të zhvillohen në adresën: Stratford Library (Biblioteka e Stratfordit) - 3 The Grove, E15 1EL, çdo të enjte, nga ora 10:00 deri në orën 14:00.

Të enjten e parë të çdo muaji, takimet do të përqendrohen te punësimi dhe te mbështetja e punëkërkuesve. Të enjten e fundit të çdo muaji, do të organizojmë seminare praktike për gjetjen e banesave me qira në sektorin privat.

Gjithashtu, do të ketë edhe asistentë që do t’ju ndihmojnë me kurset e gjuhës angleze (ESOL) dhe me këshilla rreth punësimit dhe emigrimit, në programin “Renewal Programme” (“Programi i përtëritjes”) në adresën: 395 High Street North, London E12 6PG, çdo të enjte, nga ora 11:30 deri në orën 13:00.

Jeni të mirëpritur!

Ekipi “Mirë se vini në Njuham”

Email: Welcome.newham@newham.gov.uk

Telefon: 020 3373 3222

Nr. falas: 0800 916 8757

Për më shumë informacione, ju lutem skanoni KODIN QR.